SHBA-BE “kryqëzojnë” kryeministrin Rama, “pasaporta e artë” është azil për kriminelët dhe të korruptuarit që pastrojnë para

by admin
Spread the love

Qeveria shqiptare i dha tre ditë më parë dritën jeshile një kontrate koncesionare për programin e shtetësisë për investim një projekt që konsiston në shitjen e pasaportës shqiptare për shtetasit e huaj, por edhe të pasur që duan të investojnë në Shqipëri. Projekti “pasaporta e artë” u kundërshtua ashpër nga Bashkimi Evropian, të cilët theksojnë se skema bie në kundërshtim me vlerat europiane, pasi rrezikon të shkaktojë probleme të sigurisë dhe mund të ndikojë lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë në zonën Schengen. Delegacioni e paralajmëron qeverinë shqiptare se projekti i saj bie ndesh me ligjet e BE-së, ndërkohë që vendi pas hapjes së negociatave duhet të punojë për përafrimin e legjislacionit me atë të Unionit. Ky projekt është një rrezik për Shqipërinë dhe për Unionin, thekson delegacioni.

“Komisioni ka ndërmarrë masa të forta kundër skemave të shtetësisë për investitorët brenda dhe jashtë BE-së. Komisioni i konsideron këto skema në kundërshtim me ligjet e BE-së, pasi ato shkelin parimin e bashkëpunimit të sinqertë dhe konceptin e shtetësisë së BE-së”, thotë delegacioni.

Ndërkohë, rreziqet që përmend delegacioni kanë të bëjnë me faktin që përmes një skeme të tillë, mund të sjellë në Shqipëri njerëz të krimit të organizuar, pastrimit të parave, evazionit fiskal dhe korrupsionin nëpërmjet aplikantëve të mundshëm nga vendet e treta. Gjithashtu delegacioni nënvizon se aplikimi i këtyre skemave nga vendet e treta me qasje pa viza në Bashkimin Evropian e shqetësojnë Unionin.

“Mund të përdoren për të anashkaluar procedurën e rregullt të vizave për qëndrim të shkurtër të BE-së dhe vlerësimin e thelluar të rreziqeve individuale migratore dhe të sigurisë që kjo sjell”, thotë delegacioni.

You may also like