SHBA/ Arrestohet kandidati pedofil për Senatin e Dakota, për joshje përdhunim të bijës së mitur, të adoptuar (fotot)

by admin
Spread the love

Disa ditë para zgjedhjeve të përgjithshme të mesit të mandatit në SHBA, kandidati për në senat i shtetit amerikan të South Dakota është akuzuar për abuzim seksual të miturish e incest.

Joel M. Koskan u akuzua dje për përdhunim, joshje, sulme të shumëfishta seksuale ndaj të bijës së tij të adoptuar, në moshë të mitur.

Koskan ishte kandidat republikan në garën për në senat ndaj mbajtësit të postit Shawn Bordeaux.

Prokurorja e përgjithme e South Dakota, Mandy Miller depozitoi sot akuzat e përdhunimit, kontaktit seksual me të mitur, incest në kushte të rënduara, ndaj kandidatit pedofil republikan  Koskan.

Krimet e tij të rënda kishin nisur në 2014, që kur fëmija i adoptuar 12-vjeçar u vendos në shtëpinë e burrit. Viktima është adoptuar nga çifti Joel e Sally Koskan 10 vjet më parë.

Por ajo kishte kuptuar se ato që po ndodhnin ishin të gabuara gjatë një mësimi shkollor mbi abuzimin dhe prekjet ose sjelljet e papërshtatshme me të rriturit, kur dhe i tha mësuesve se babai i saj adoptues Joel, “kishte interes seksual ndaj saj dhe donte të ishte seksualisht intim me të”.

Kur autoritetet nisën të hetonin vajza tha në prokurori se dy prindërit e saj të adoptuar ishin zemëruar dhe e akuzonin se “po përçante familjen”.

Fëmija deri atëherë kishte besuar se ato ishin “gjëra normale” që bëheshin në familje, shkruanin hetuesit në dokumentet e akuzës.

Viktima tha se babai abuzues e prekte në mënyrë të papërshtatshme dhe më pas e detyronte në marrëdhënie seksuale, në shtëpitë e familjes në shtetin e Dakota.

Koskan e kontrollonte vendndodhjen e fëmijës me aparate teknologjike dhe gjithashtu në rrjetet sociale, ose aspekte të tjera të jetës.

Republikanët e shtetit denoncuan abuzimin e kolegut.

“Akuzat ndaj Joel Koskan janë shumë serioze dhe partia republikane dënon pa dallim abuzimin me të miturit. Shpresojmë që sistemi i drejtësisë të zbardhë akuzat,” tha kreu republikan i South Dakota, Chairman Dan Lederman.


Top Channel

Lexo lajme interesante

You may also like