Shaqiri udhëton pothuajse 7000 kilometra, i bashkohet Zvicrës për ndeshjen me Kosovën

by admin
Spread the love

Zvicra dhe Kosova do ta zhvillojnë ndeshjet e parë miqësore mes tyre.

Takimi që pritet të zhvillohet më 29 mars në Letzigrund Stadium është pritur me shumë dëshirë nga tifozët e dy ekipeve përfaqësuese.

Përzgjedhësi Murat Yakin sot në Marbella ka mbajtur edhe seancën e parë stërvitore. Xherdan Shaqiri është një prej të grumbulluarve te “Helvetikët”, teksa ai ka marrë vëmendjen e mediave zvicerane ende pa u bashkuar me pjesën tjetër të ekipit.

“Blick” ka shkruar se futbollisti nga Kosova ka bërë udhëtimin më të gjatë, pothuajse 7000 kilometra.

30-vjeçari udhëtoi nga Chicago, pasi që nga janari ai është pjesë e skuadrës nga MLS, Chicago Fire.

Ndryshe, Zvicra miqësoren e parë do të luajë më 26 mars, në “Wembley” të Londrës kundër Anglisë, kurse tri ditë më vonë në do të përballet me Kosovën në Cyrih.

You may also like