Shaqiri: Sipas informacioneve që kam, po bëhen të gjitha përgatitjet për provimin e maturës

by admin
Spread the love

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri tha se mbështet kërkesat e punonjësve në Qendrën për Provime, por se sipas tij greva nuk është zgjidhje për shkak se matura shtetërore duhet të mbahet, përcjell TV21. Shaqiri tha se ka informacione se tashmë po vijojnë përgatitjet për maturën shtetërore, ndërsa tha se për punonjësit e Qendrës për Provime po kërkohet zgjidhje sistematike me marrëveshje kolektive.

“Vendimi im përfundimtar është se matura shtetërore do të realizohet me datë 27, ashtu siç është paraparë me afat. Nuk është kërkesë vetëm e ministrit por është kërkesë edhe e nxënësve të shkollave të mesme , dhe si një kërkesë e tillë mendoj se sot edhe në komunikim me Qendrën Shtetërore për Provime, edhe dje ka pasur takim me Bordi Drejtues Qendrës për Provime, sipas informacioneve që i kam unë si ministër, bëhen të gjitha përgatitjet që të realizohet provimi i maturës me datë 27”, tha Shqiri.

You may also like