Shaqiri: E nevojshme është të arrijmë standarde më të larta në arsimin e lartë

by admin
Spread the love





Vendi ka nevojë për përditësimin e Strategjisë nacionale të arsimit dhe zbatim më të përpiktë nga gjithë institucionet arsimore relevante, që do të kontribuojë në arsimin cilësor dhe bashkëkohor në institucionet e arsimit të lartë dhe në përmirësimin e veprimtarisë shkencore-hulumtuese në vend.

Njëkohësisht, duhet të përpiqemi së bashku për të siguruar kuadër cilësor, i cili në të ardhmen do të vazhdojë të implementojë standardet e reja në këto veprimtari. Këtë e theksoi Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në takimin koordinues të organizuar nga Këshilli Nacional për Arsimin e Lartë dhe veprimtarinë shkencoro- hulumtuese.

– Që të sigurojmë cilësi në arsimin e lartë dhe veprimtarinë shkencore-hulumtuese, është e domosdoshme të kemi koordinim të mirë dhe komunikim të shpeshtë ndërmjet të gjithë pjesëmarrësve në zhvillimin e këtij vizioni tonë të përbashkët. Duhet të ndërtojmë lidhje koherente, në mënyrë që të marrim maksimumin dhe t’i përafrohemi praktikave dhe përvojave të mira evropiane dhe botërore”, deklaroi ministri.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, tha Shaqiri, është në dispozicionin tuaj dhe si gjithmonë jemi të gatshëm të shqyrtojmë të gjitha propozimet të cilat i keni për atë se si të përmirësohet arsimi i lartë në vend, ndërsa në këtë mënyrë të përmirësohet rangimi i institucioneve të arsimit sipëror në rang-listat botërore.







Artikulli paraprakKovaçevski krahason Mickoskin me nipin e tij: Çfarëdo që i thua, kërkon “PlayStation”
Artikulli tjetërPërfaqësuesit politikë shqiptarë të Luginës kërkojnë sërish përfshirjen në dialogun Kosovë-Serbi




You may also like