Shaqiri e konfirmon: Matura shtetërore do të mbahet në afatin e caktuar

by admin
Spread the love




Matura shtetërore do të mbahet më 27 maj siç e parasheh ligji, tha sot ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri.

“Unë i mbështes kërkesat, por qëndrimi im përfundimtar është që diplomimi shtetëror të bëhet më 27 maj, siç është planifikuar sipas afatit. Sipas të dhënave që marr si ministër, po bëhen të gjitha përgatitjet për t’u nënshtruar provimit të maturës shtetërore. Nëse do të jetë nevoja, nga e hëna do të dërgojmë edhe punonjës nga MASH-ja vetëm për të përfunduar punët”, tha Shaqiri.
Ai ka theksuar se kjo kërkesë është edhe nga nxënësit e shkollave të mesme.

Shaqiri shtoi se mbështet kërkesat për paga më të larta të punonjësve të Qendrës Shtetërore të Provimeve, por se kjo nuk duhet të ndërlidhet me realizimin e proceseve të rëndësishme siç është diplomimi.
Punonjësit e QSHP janë në grevë që nga fundi i muajit prill dhe ndalesa e punës vazhdon deri në marrjen e pëlqimit të Ministrisë së Financave për rritjen e pagave.


You may also like