Shaqiri dhe Merko nënshkruan marrëveshje për ndërtimin e sallës sportive në fshatin Dollogozhdë të Strugës (FOTO)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Nxënësit e SHFK “Nuri Mazari” – Dollogozhdë do të zhvillojnë aktivitetin fizik në sallën e re sportive Në ambientet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës prita kryetarin e Komunës së Strugës z. Ramis Merko dhe nënshkruam marrëveshje për ndërtimin e sallës sportive në f. Dollogozhdë të Strugës.

Një nga faktorët vendimtar në rritjen e gjeneratave të shëndosha është edukimi fizik cilësor që inkurajon nxënësit të merren me sport dhe të arrijnë rezultate më të larta, prandaj, Qeveria dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës me investime dhe ndërtimin e objekteve të reja krijojnë kushte më të mira ku fëmijët do të mund të realizojnë orë dhe aktivitete të tjera sportive.

Salla e sportit në Dollogozhdë do të jetë e dedikuar për lloje të ndryshme të sporteve si hendboll, basketboll, volejboll, futboll të vogël dhe gjimnastikë.

You may also like