Shaqir Cërvadiku-Shaqa feston 45 vjetorin e karrierës

by admin
Spread the love

Këngëtari i njohur i muzikës popullore Shaqir Cërvadiku -Shaqa,ka festuar 45 vjetorin e karrierës me një koncert jubilar.

“Për këto 45 vite karrierë jam mundue me ju sjellë kangë me motive të ndryshme ashtu si është edhe vet jeta: Këngë atdhetare,këngë dashnie,këngë gurbeti e motive tjera por duke u kujdesur që këngët të kenë një mesazh të mirë.
Me qindra këngë të krijuara do të ishte e pamundur ti realizoja pa miqët dhe bashkëpunëtorë mijë të cilët janë të shumtë”, ka theksuar Shaqa.

Me këtë rast Cërvadiku, përmes një postimi i ka falenderuar të gjithë bashkëpuntorët e tij ndër vite…

Postimi i plotë:

Mbrëmë pata koncertin tim të 45 vjetorit në skenë muzikore.

Falenderoj gjithë ata që mundësuen realizimin e ketij koncerti jubilar: Burim Burim Isak Krasniqi me Red Media,orkestrën nën udhëheqjën e Sinan Kajtazi ,studion Ethnomusic,Leutrimin,inqizuesin Xhavit Hajdari, kamermanët dhe valltarët.

Nji falenderim i veqantë shkon për kryeredakrorin përgjegjës të RTK Xhymret Veliu për mundësinë dhe hapsirën televizive.

Miq të nderuar ju falenderoj pafundësisht për vlerësimet e përkrahjën tuaj.

Tek ju miq të nderuar kam gjetë energjinë krijuese për të mos u ndalur kurrë në rrugëtimin tim muzikor.

Për këto 45 vite karierë jam mundue me ju sjellë kangë me motive të ndryshme ashtu si është edhe vet jeta :kangë atdhetare,kangë dashnie,kangë gurbeti e motive tjera,por duke u kujdesur që kangët të kenë nji mesazh të mirë.

Me qindra kangë të krijuara do të ishte e pamundur ti realizoja pa miqët dhe bashkëpunëtorë mij të cilë janë té shumtë.

Disa nga bashkëpunëtorët veq i kam përmendur ne intervistën time por ka edhe shumë tjerë që për arsye të minutazhit e besa disa kam harrue ti përmendë për arsye të lodhjes ditën e realizimit të koncertit pasi intervista u realizue krejt ne fund në orët e vona dhe ishte mungesë koncentrimi.

Kisha dashtë ti përmendë disa që u kam mbetë borxh dhe që m’kanë ndihmue shumë në fillimet e para.Nder ta ishte Shaqir Hoti(tash i ndjerë) i cili me këshillat e urtësinë e tij me ndihmoi ti bëja inqizimet në Radio-Prishtinën e atëhershme.Pastaj edhe Shefqet Hoxha ( i ndjerë) me ato emisionet e tij kur me ftonte mysafirë.Më vonë me ansamblin “Shote Galica” dhe gjithë stafin e orkestrën patëm shumë suksese dhe me kangët e Sali Manit “Moj e mira bregut t’Cemit”,”Moj e mira nga Gjakova”e me kangë tjera mbrrita afirmimin e madh. në viet 80-ta.

Rrugëtimin e vazhdova edhe me ansamblin ” Bajram Curri”me shumë koncerte e suksese.Më vonë me miqët e mij Mahmut Ferati ,Milaim Mezinin,Baki Bakiun dhe Avdullah Dullovin kemi kendue në dasma e ahengje për disa vite.

Pjesën ma të madhe té karierës e bëra si këngëtar i pavarur duke realizue mbi 34 albume solo,duete e shumë potpuri me kolegët tjerë.

Falenderoj regjisoret e produksion per realizimin e 3 videokaseta me Regji të Isa Qosjes,Sunaj Raqës dhe Luan Dakës.Albumet i kam realizue me produksione të ndryshme: me produksionin e RTP,pastaj produksionet private :Mega Mediumi,Festina,Zëri i Drenicës,Meti,Mam,Vizioni-Libonia,Eurolindi,Arboni,Cani,Euroiliria etj

Kam punue ne studio të ndryshme: Ne fillim né stuidon e Radio Prishtinës,pastaj ne studion e Shkupit,mbi 90% të albumeve ne stuidot e Burim Krasniqit, 2 albume ne studion “Corona”(Valton Beqiri),disa kangë në studion Shpejtim Gashi Shpetasound ,në studion #Prosound(Xhavit Hajdari),disa kangë te studio Lati(#LeoratBerisha) dhe disa kangë te Rrahman Kryeziu.Duke mos harrue edhe Leutrim Gashi që mi ka orkestrue disa kangë ne studion Ethnomusic së bashku Burimin.

Gajtë luftës humba shumë miq e kolegë me të cilet kam punue e këndue gjatë karierës,djemt e orkestrës që u vranë gjatë luftës Shpend e Bekim Bajraktari, Ibrahim Kastrati si dhe Bejtë Rexhepin.Keta u bënë themel i lirisë sonë dhe do kujtohen gjithëmonë.Zoti i shpërbleftë me parajsë.


You may also like