Shala paralajmëron se do të ndërpriten investimet kapitale dhe qarkullimi i parasë nga jashtë

by admin
Spread the love

Ngritja e çmimit të naftës do të ndikojë në të gjithë sektorët e zinxhirit prodhues, kështu ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online, deputeti i PDK-së, Ferat Shala.

Madje, ai tha se
dëmet janë mjaft të mëdha dhe ekziston rreziku që të ndërpriten investimet
kapitale dhe qarkullimi i parasë nga jashtë, krejt kjo pas luftës në Ukrainë.

“Defintivisht
situata është jo e mirë dhe jashtëzakonisht e paparashikueshme për perspektivën
zhvillimore të vendit. Ndikimet do të jenë direkte dhe konsideroj që kjo
situatë është relativisht rëndë e përballueshme për të gjitha kategoritë edhe
të fermerëve sepse ngritja e çmimit të naftës do të ndikojë gjithë sektorët e
tjerë të zinxhirit prodhues”.

“Dëmet janë të mëdha dhe është vështirë të parashikohen, por definitivisht do të na përcjellë një situatë e rëndë e inflacionit dhe pasigurisë sidomos në shkallën e investimeve sepse edhe ashtu sot jemi në zero investime nga sektorë të ndryshëm apo investitorë të jashtëm pothuajse fare nuk kemi. Rreziku i madh është që do të ndërpriten investimet kapitale dhe qarkullimi i parasë nga jashtë do të jetë shumë më i kufizuar”, tha Shala.

You may also like