Shala: KEK-u shet rrymë, KOSTT-i e blen dyfish më shtrenjtë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka thënë se Kosova gjatë janarit dhe shkurtit, ka eksportuar energji nga KEK-u dhe Ujmani.

Shala ka thënë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit për ngritjen e çmimeve, se KEK-u shet energji me çmim mesatar prej 150 euro për megavat, ndërkaq në anën tjetër KOSTT-i blen energji dyfish më shtrenjtë.

“Kryeministër për informimin tuaj Kosova gjatë janarit dhe shkurtit ka eksportuar energji nga KEK-u dhe Ujmani, këtë nuk mund ta mohoni. Nuk është shumë e madhe por megjithatë dhjetëra miliona janë mjaftueshëm për buxhetin e Kosovës. Kjo do të ishte në rregull sikur të mos ishte arsyetimi juaj që po e shtrenjtoni energjinë për shkak të importit. Në njërën anë KEK-u shet energji me çmim mesatar 150 euro për megavat në anën tjetër KOSTT-i blen energji me dyfish më shtrenjtë për të mbuluar çmimin për humbjet që ndodhin në pjesën veriore. A ka pasur mundësi meqë e keni marrë gjendjen nën menaxhim që së paku KOSTT-i për shumën që ka shpenzuar të mos blejë energji nga jashtë por ta marrë nga KEK-u?”, ka thënë Shala.

You may also like