Shala: Deri para ardhjes së Qeverisë Kurti në veri ka pasur respektim të mekanizmave shtetërorë (VIDEO)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Ferat Shala, në Edicionin Special në Shqip ka folur edhe për zgjedhjet e mbajtura më 23 prill në katër komunat Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Shala tha se deri para ardhjes së Qeverisë Kurti atje ka pasur respektim të mekanizmave shtetërorë.

“Sot kemi një situatë tjetër dhe për këtë situatë e cila po rrjedh në veri ka vetëm një adresë është paaftësi e Qeverisë Kurti, dhe e kryeministrit me politikën e tij që ka ndjekur në raport me krizën në veri”, tha Shala.

Më 23 prill, në katër komunat veriore fituan kandidatë joserbë.

Dy nga komunat u fituan nga Partia Demokratike dhe dy nga Lëvizja Vetëvendosje/ Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

You may also like