Shakira te fanella e Barcelonës? Ironi e fatit apo “karma” për Piquenë

by admin
Spread the love

Emri i këngëtares kolumbiane Shakira mund të përfundojë në fanellën e re të Barcelonës. Shenjë e fatit apo ironi e fatit?

Duhet pyetur mbrojtësi “blaugrana”, Gerard Piqué, i cili së fundmi i ka dhënë fund një lidhjeje të gjatë me kantautoren.

Fotoja e fanellës së re u bë menjëherë virale në rrjetet sociale dhe tashmë ka mijëra fansa të çiftit që ëndërrojnë të shohin futbollistin spanjoll, i cili tashmë është lidhur me studenten 23-vjeçare, Clara Chia Marti, të veshur me fanellën “Shakira”.

Gjithçka do të varet nga bashkëpunimi komercial që Barcelona ka me Spotify. Për momentin, fanella “blaugrana” ka imazhin e një bufi në homazh ndaj reperit kanadez Drake, si i pari artist që kapërceu barrierën e 50 miliardë riprodhimesh në platformën muzikore. Radha mund të jetë Shakira, një nga “yjet”’ më të njohura të muzikës latine, e cila ka festuar së fundmi një miliard e 100 milionë dëgjime të këngës “Hips don’t lie”.

Publiku duket se është në anën e këngëtares. “Do ta dëgjoj Shakirën çdo ditë vetëm për të pasur logon e saj në këmishën e Piquésë”, shkruan një fans, që sigurisht nuk është i vetmi që dëshiron ta shohë mbrojtësin e Barcelonës “të turpëruar”.


Top Channel

You may also like