Shakira shtatzënë pas ndarjes me Piquen – Shqip

by admin
Spread the love

Pavarësisht se kanë kaluar disa ditë nga njoftimi i ndarjes mes Shakirës dhe Piques, kjo temë ende po përflitet dhe gjithçka duket se do të marrë fund derisa njëri prej të dyve të flasë në detaje për këtë temë.

Orët e fundit kanë dalë thashetheme të reja për një shtatzëni të mundshme të këngëtares kolumbiane, për shkak të një videoje që ajo vetë ka publikuar dhe që ka zgjuar kureshtjen e fansave të saj.

Në video, Shakira mund të shihet duke treguar lëvizjet e saj seksi të ijeve në këngën Hips Don’t Lie , e veshur blu.

Edhe pse në fillim u duk një kërcim normal, si ato që Shakira publikon zakonisht në rrjetet e saj sociale, ndjekësit e saj nuk kanë lënë anash një detaj në barkun e saj.

Teksa këngëtarja e mësoi kërcimin hap pas hapi dhe u kërkoi ndjekësve të përsërisin koreografinë, përdoruesve u vu re një “bark” i lehtë, të cilin e lidhën me një shtatzëni të mundshme.

Menjëherë fansat nisën t’i linin mesazhe duke e pyetur nëse ishte në pritje të një fëmije dhe nëse do të ishte nga ish-partneri i saj, Gerard Piqué. Tani për tani Shakira nuk ka folur, kështu që janë vetëm spekulime.

Vlen të theksohet se muajt e kaluar ishte përfolur edhe se Shakira do të mbetej shtatzënë me fëmijën e saj të tretë me Piqué, por kjo nuk u konfirmua asnjëherë.

 

You may also like