Shahini: Qytetarët kanë menduar ndryshe këto 14 vite, Qeveria e gjen vetën përballë kërkesave të shumta

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

14 vite që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës, Qeveria e Kosovës e gjen vetën përballë kërkesave të qytetarëve për ulje të energjisë elektrike dhe shportës së tyre me çmime marramendëse brenda të cilës janë gjërat elementare.

Lidhur
me këtë kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini në një
intervistë për Ekonomia Online ka thënë se këtë për këto 14 vite si shtet,
qytetarët e kanë menduar më ndryshe, me një zhvillim më të hovshëm ekonomik.

Madje
Shahini shtoi se izolimi i Kosovës nga tërë Evropa dhe rritja e vazhdueshme e
çmimeve janë tepër zhgënjyese për qytetarët e vendit

“14
vjetori i Pavarësisë së vendit, shumë qytetarë të Republikës e kanë menduar të
jetë ndryshe me një zhvillim më të hovshëm ekonomik, e një integrim dhe me një
përfaqësim të Kosovës në të gjithë mekanizmat ndërkombëtar. Ne ende pas 14
viteve jemi të izoluar nga tërë Evropa. Kemi rritjen ekonomike , papunësinë dhe
pakënaqësinë e qytetarëve më të lartë, dhe kjo është zhgënjyese për të gjithë
ne”, ka thënë Shahini.

You may also like