Shabani: Albanofobi Maksim Dimitrievski me qëllim nuk siguron projekt dhe leje ndërtimi për gjimnazin shqiptar në Kumanovë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg





Amir Shabani nga dega e BDI-së në Kumanovë i ka reaguar deklaratës së kryetarit të komunës së Kumanovës, Maksim Dimmitrievski në “10 Minuta” në TV21, i cili ftoi kreun e integristëve, Ali Ahmetin, që të këndojë në gjimnazin “Sami Frashëri”, për të parë gjendjen në këtë shkollë. Shabani thotë se Ministria e Arsimit disa herë ka siguruar mjete financiare për ndërtimin gjimnazit, por që komuna e Kumanovës nuk ka siguruar projekt.

“Albanofobi Maksim Dimitrievski, për vite me radhë nuk po arrinë, qëllimisht, me e siguru një projekt dhe leje ndërtimi për Gjimnazin shqiptar në Kumanovë dhe në këtë mënyrë duke bllokuar Ministrinë e Arsimit të realizojë ndërtimin e shkollës, e cila disa vite me radh po i siguron mjetet finansiare. Ky njeri, urrejtjen ndaj shqiptarëve e ka dëshmuar edhe me shumë veprime të tjera, tashmë të njohura për gjithë opinionin. Kurse, sa i përket këngëve të Ali Ahmetit në institucione shtetërore, atij me plot merit i takon një gjë e tillë, pasiqë për dallim prej teje, që ike nga lufta, ai rroki armët dhe luftoi për popullin e tij.
Andaj, zilinë për të e ke të arsyeshme. P.S. Paradoksalisht, po të bashkohen Këshilltarët Komunal shqiptarë të të gjitha partive, Maksim Dimitrievski nuk e bën dot shumicën në Këshillin Komunal.
Andaj, ju ftoj që kauza për shqiptarët të ju bëj #BASHKË!”, ka shkruar Shabani.







Artikulli paraprakRama për vetëmenaxhimin e komunitetit serb: Kurti e ka mbështetjen time të plotë
Artikulli tjetër“Branitelli” pyet: Çfarë ardhmërie ka ky shtet me terroristë në qeveri?




You may also like