Shaban Tërstena ka pajtuar disa miq të vjetër mes vete

by admin
Spread the love

Legjenda e sportit shqiptar, ish mundësi i mirënjohur, Shaban Tërstena, ka pajtuar disa miq të vjetër mes vete.

Kampioni olimpik në vitin 1984 dhe nënkampioni olimpik në vitin 1988, ka treguar edhe për zgjedhjen e kryetarit të ri të klubit të mundjes “Tefejuz”.

“A ka ndonjë gjë më të mirë në jetë ku me emrin e Zoti të madh  e me fjalë të mira, si dhe me zemër të pastër çdoherë arrihet pajtimi…

Për të gjithë ne që jemi mbledhur në këtë tryezë, ky ishte një takim i veçantë për të freskuar shpirtin e njerëzve, duke pajtuar disa miq të vjetër pas shumë viteve hidhërimi mes tyre.

Të cilët ranë dakord t’i shtrinin dorën njëri – tjetrit në mënyrë që mosmarrëveshjet e tilla të mos përsëriten kurrë.

Për fund, duke qenë i bindur se e vërteta gjithmonë triumfon dhe thuajse të gjithë e dimë se bashkimi bën fuqinë, pra ju dëshiroj që tash e tutje bashkërisht të vazhdoni rrugën e sukseseve.

Dhe natyrisht gjatë mbledhjes në fund nga vet  ishte mundësit e vjetër, pas një problem dhe as një nuk ishte kundër, kemi zgjedhur një staf të ri me kryetar te ri. Ishte kampion i shumëfishtë dhe për 5 vite ishte kryetar i suksesshëm që kanë arritur të fitojnë shumë medalje ndërkombëtare dhe në vendin tonë.

Dhe me krenari dorëzoj detyrën e tij, kryetarit të ri Naim Ramuka.

Urime Naim, urime të gjithëve juve që sa po e morët detyrën e re për të vazhduar rrugën e sukseseve për Klubin e Mundjes “Tefejuz”.

Nënkryetar: Nustret Xhaferi, sekretar Ylber Latifi.

Drejtor – Dugagjin Reqica dhe koordinator është miku im, njeriu i parë, arkitekti i klubit që nuk din lodhje 50 vite, është në këtë sportin luftarak Nazmi Aliu. Ju priftë rruga e mbarë e më shumë suksese e fitore të reja për vitin 2023”, ka shkruar Tërstena në profilin e tij në facebook.

You may also like