Sfidon hapur Pjerin Ndreu: Nëse nuk është kaq tarifa e pastrimit, unë jap dorëheqjen

by admin
Spread the love

Kreu i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, pati një përplasje me ish kryetarin e bashkisë së Devollit, Bledjon Nallbati mbrëmjen e sotme.

Ndreu ka vënë në bast të hapur lidhur me tarifën e pastrimit, duke thënë se është 20% më e ulët se në vitin 2019. Ndërkohë kjo iu duk e pabesueshme Nallbatit.

“20% më pak e kemi tarifën. I bëj sfidë. Më pak se 2019. Nëse nuk është 20% më pak jap dorëheqjen. Mbaje tani,” tha Ndreu ne Abc.

Pas këtij debati, Nallbati e ka pyetur Ndreun se sa punëtorë pastrimi kishte në Bashki. Ndreu ka dhënë një shifër relativisht të ulët, duke thënë se ka vetëm 18 punëtorë pastrimi në Lezhë dhe megjithatë është cilësuar si një nga qytetet më të pastra në Tiranë.

Pjesë nga debati:

Nallbati: Sa punonjës ke në pastrim?

Ndreu: Janë 18 vetë në pastrim.

Nallbati: Janë mbi 50 punonjës.

Ndreu: 18 fshesa janë, vetëm 18 fshesa paguhen.

Ndreu: Për atë që them unë mbaj përgjegjësi. Nuk ka ndodhur kurrë ta kem thënë dhe të mos e kam mbajtur. A përballohet tarifa e kostove që kontroktojmë për kompanitë, kjo nuk del.

Nallbati: Gënjen kur thua që ke 18 punonjës.

Ndreu: Kam fshesa natën dhe në fshatra dhe në bashki, 18 punonjës.

Nallbati: Unë e kam pas me kontraktim.

Ndreu: O zotëri e kam të ndarë me tre zona. I paguaj vetëm për fshesa nate. Qendrat e qytetit me modelin që kam gjetur unë është e bashkisë. Do t’më zeje dhe nuk më zë dot. Nuk më kap dot. Nuk më kap dot nuk mundesh. Unë rri dhe lexoj germë për germë se çfarë ndodh.

You may also like