Sfidohen nga ‘Vëllai i Madh’ për provën javore, Kiara dhe Luizi të afërt me njëri-tjetrin

by admin
Spread the love

‘Vëllai i Madh’ i ka sfiduar së fundmi të gjithë banorët me një lojë, ku ata do të ndahen në çift dhe do të qëndrojnë në një dhomë vetëm për t’u kujdesur për një bebe.

Në këtë provë javore, Luizi zgjodhi Kiarën, meqenëse kanë krijuar një afrimitet të madh gjatë qëndrimit brenda.

Derisa filluan kujdesin për foshnjën, ata diskutuan gjerë e gjatë për marrëdhënien e tyre dhe atë se si e shohin banorët e tjerë.

Teksa në një pikë, nuk munguan as ngacmimet dhe momentet intime së bashku, ku ishin edhe shumë afër puthjes.

Ata po bënin disa prova, ndërkohë që shkëmbyen me njëri-tjetrin puthje e përqafime.

You may also like