Sfida vendimtare ndaj Meksikës, Scaloni mendon të bëjë 5 ndryshime në formacion

by admin
Spread the love

Në prag të ndeshjes vendimtare kundër Meksikës, që do të luhet të shtunën, Argjentina pritet që të bëjë disa ndryshime në formacion krahasuar me ata që zbritën në fushë në humbjen ndaj Arabisë Saudite në debutimin në Katar 2022.

Paraqitja e dobët në premierë i ka kushtur vendin në formacion Cristian Romeros dhe në vend të tij pritet që të aktivizohet që nga minuta e parë Lisandro Martinez. Dyshime ka edhe në krahët e mbrojtjes ku Acuna dhe Montiel duke favoritë për ti rrëmbyer vendin në fushë Tagliaficos dhe Molinas.

Edhe në mesfushë Papu Gomez dhe Leandro Paredes rrezikojnë të humbasin vendin e titullarit në dëm të Enzo Fernandez dhe Alexis Mac Allister. / Oversport.tv

Foto: Selección Argentina Twitter

You may also like