Sfida ndaj Manchester City, Mikel Arteta: Nuk është vendimtare, por e rëndësishme për të dyja skuadrat

by admin
Spread the love

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka folur para ndeshjes me Manchester City që zhvillohet në “Etihad Stadium” të dielën në orën 17:30.

Gara për titullin kampion në Premier League po i afrohet një kulmi gjithnjë e më emocionues, teksa është hera e parë në 10 vjet që vetëm një pikë i ndan tre të parët, ku edhe Liverpooli është i dyti.

“Manchester City e ka ngritur performancën në nivele që nuk janë parë më parë në futboll, por Arsenali po afrohet gjithnjë e më shumë. Është një ndeshje shumë e rëndësishme për të dy skuadrat. Do të na japë një shtysë të madhe nëse fitojmë, por ka edhe shumë ndeshje të tjera pas kësaj, ndaj nuk do të jetë vendimtare”, ka thënë Arteta.

Manchester City kërkon titullin e katërt radhazi në Premier League dhe ka fituar 12 nga 13 ndeshjet e fundit në kampionat, ku humbjen e vetme e ka kundër Arsenalit në “Emirates Stadium”./ h.ll/abcnews.al

 

You may also like