Sfida me PSG-në, Muller: Ne kemi avantazhin, por na duhen 11 kapitenë në fushë

by admin
Spread the love

Kapiteni i Bayern Munich, Thomas Muller, foli në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Paris Saint-Germain, në Champions League.

Gjermani theksoi se në një sfidë të tillë duhet edhe pak fat, ndërsa shtoi se në fushën e lojës të gjithë lojtarët duhet të mbajnë përgjegjësi.

“Të gjithë mund të vendosin vetë se çfarë duan. Ne e fituam ndeshjen e parë 1-0 dhe shoh një avantazh për ne. Do luajmë një ndeshje në shtëpi. Të dyja skuadrat kanë nevojë për virtytet bazë.

Unë kam shumë besim se ne mund t’i sjellim në fushë. Në një ndeshje kaq të jashtëzakonshme duhet edhe pak fat. Do duhet të kemi njëmbëdhjetë kapitenë në fushë, që marrin përgjegjësi. Të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm për atë që rrezikojmë”, deklaroi Muller.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like