Sezon totalisht i dështuar, lojtari i Manchester United drejt largimit

by admin
Spread the love

Afrimi i Ten Hag në stolin e Manchester United mund të sjellë edhe një eksod te “Djajtë” për lojtarët e padëshiruar të trajnerit. Sipas asaj që raporton Daily Mail nuk do të ketë një rinovim të kontratës për Jesse Lingard që do të ndryshojë ekipin për sezonin e ardhshëm.

Sipas të njëjtit burim për shërbimet e anglezit është interesuar West Ham që ka nisur edhe kontaktet e para me Lingard. Ai pritet të vazhdojë aventurën e ti me “Çekiçët”. Do të jetë një rikthim për të pasi edhe sezonin e kaluar veshin fanellën e Ëest Ham ku bëri paraqitje shumë të mira.

Ky ishte një sezon zhgënjyes për Lingard që arriti të koleksiononte vetëm 548 minuta të luajtura. 22 prezenca për të gjatë sezonit ku nuk la dot shumë gjurmë. Vetëm 2 gola dhe 1 asist në radhët e “Djajve të Kuq”, statistika që nuk e kënaqin aspak Erik ten Hag. /oversport.tv

Foto: Manchester United, Facebook

You may also like