“#SetMeFree”, fushata e Dua Lipës për liberalizimin e vizave për Kosovën merr vëmendjen e revistës “Rolling Stone” – Shqip

by admin
Spread the love

“#SetMeFree”, fushata që thërret për liberalizimin e vizave për Kosovën, e nisur nga Dua Lipa në festivalin e sivjetmë “Sunny Hill”, ka marrë vëmendjen edhe të revistës së njohur “Rolling Stone”.

Revista amerikane, e fokusuar në muzikë, politikë dhe kulturë, e themeluar në vitin 1967, në San Francisco të Kalifronisë, i ka dedikuar një artikull të veçantë këngëtares Dua Lipa, pasi ajo u shpallë javën që shkoi Ambasadore Nderi e Kosovës, nga presidentja e vendit Vjosa Osmani.

Artikulli, raporton Gazeta Online Reporteri.net, tregon se si ky nderim nga vendlindja e saj, Duas i erdhi gjatë kohës që ajo po qëndronte në Kosovë për festivalin e saj “Sunny Hill” që këtë vit pati edicionin e tretë në Prishtinë.

 

Lipa ishte edhe një nga pjesëmarrëset e këtij edicioni të festivalit që e themeloi vetë ajo në vitin 2018, dhe drejtohet nga babai i saj Dukagjin Lipa.

“Është një nder dhe një privilegj të jem në gjendje të përfaqësoj vendin tim në të gjithë botën”, e citon “Rolling Stone” të ketë deklarua këngëtarja fenomen global, para festivalit të saj Sunny Hill në Kosovë.

Artikulli tutje tregon se si ndër porositë e para të Dua Lipjes si ambasadore nderi e Kosovës është lobimi për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, një kauzë të cilën këngëtarja e mbrojti edhe gjatë gjithë Festivalit Sunny Hill, shkruan revista “Rolling Stone”.

“Sot i bashkohemi zërave botërorë për të kërkuar ndihmën e miqve tanë evropianë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Lipa në instagram. “Ndërsa BE-ja vendos kufijtë rreth lirisë sonë, ne do të mbajmë aspiratat tona për t’u çliruar”, shton ai në postimin e saj i cili mori vëmendjen edhe të “Rolling Stone”, përveç shumicës së mediave tjera të njohura dhe prestigjioze në botë.

Artikulli për Duan Lipën, përveç origjinalit që u botua në versionin online të “Rolling Stone” në Amerikë, u shpërnda edhe në edicionin e Britanisë së Madhe, shkruan Gazeta Online Reporteri.net, derisa vëmendje “Sunny Hill Festival-it” i kushtoi edhe edicioni italian i kësaj reviste të njohur në gjithë botën. /Reporteri.net/.

 

You may also like