Sërish tensione në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Micevski: Kjo nuk ndodhë as në Korenë e Veriut

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Për momentin në Kuvend sërish po mbahet seanca e Komisionit për Çështje Evropiane, ku dje ka ndodhur një incident.

Koordinatori i deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, ka reaguar sepse nënkryetarja Arta Biljali Zendeli mendon se rendi i ditës është miratuar, ndërsa deputetët e opozitë thonë se nuk është votuar për të.

Deputetët e opozitës filluan të godasin tavolinat me duar dhe shishe.

“Kjo nuk ndodhë as në Korenë e Veriut nuk kanë turp, kështu po bëni, kërkoni falje dhe u thoni kolegëve se nuk mund ta bëj këtë”, tha Micevski i cili kërkoi që seanca të vazhdojë në mënyrë procedurale. Ai theksoi se dje kanë pasur një incident fizik, ndërsa sot kanë një incident verbal”.

Pas fjalës së Micevskit, Zendeli dha një pushim prej 30 minutash.


You may also like