Sërish problematika pas sulmeve në infrastrukturën energjitike, Ukraina planifikon ndërprerje të tjera

by admin
Spread the love

Kompania shtetërore e energjisë e Ukrainës, Ukrenergo, paralajmëroi mëngjesin e kësaj të hëne se vendi do të përballet me ndërprerje të mëtejshme të planifikuara dhe të paplanifikuara të energjisë elektrike.

“Nga ora 6:00 e mëngjesit dhe deri në fund të ditës, do të ketë ndërprerje të planifikuara të energjisë në qytetin e Kievit dhe rajonet e Kievit, Chernihiv, Cherkasy, Zhytomyr, Sumy, Kharkiv, Poltava. Do të ketë edhe ndërprerje emergjente në rajone të caktuara. Ato do të prezantohen nga kompanitë rajonale të shpërndarjes së energjisë elektrike në rast se deficiti është më i madh se sa ishte planifikuar. Në rast ndërprerjesh emergjente, energjia elektrike mund të ndërpritet më herët se sa ishte planifikuar dhe kufizimet e konsumit mund të zgjasin më gjatë”, shkroi Ukrenergo në Facebook dhe Telegram.

Infrastruktura e energjisë elektrike e Ukrainës ka qenë nën tendosje të madhe që kur Rusia filloi të sulmojë termocentralet më 10 tetor. Që prej disa kohësh vendi është përballur me ndërpreje të vazhdueshme për shkak të krizës.

“Rrjeti energjetik i vendit ende nuk është në gjendje të rifillojë funksionimin e plotë pas sulmeve terroriste të Rusisë. Duhet të bëjmë ndërprerje të energjisë në disa rajone për të shmangur mbingarkimin e infrastrukturës së tensionit të lartë”, tha Ukrenergo.


Top Channel

Lexo lajme interesante

You may also like