Sërish përplasje në KQZ – Kurteshi i VV-së i akuzon partitë e tjera për vjedhje industriale të votave

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryetari
i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, e ka ndërprerë
mbledhjen e këtij institucioni pas debateve e akuzave të anëtarëve për keqpërdorim
të votave, raporton Ekonomia Online.

Debat
i ashpër u zhvillua ndërmjet Sami Kurteshit nga VV-ja dhe përfaqësuesit të
LDK-së, Florian Dushi sa i përket mundësisë për manipulimin e votave në
zgjedhjet e 17.

Kryesuesi
Radoniqi u bëri thirrje për respekt ndaj njëri-tjetrit dhe që të mos bëjnë
akuza politike.

“Ju kisha lutë pak respekt për njëri-tjetrin. E Përfundon njëri vazhdon tjetri. Akuza politike ju kisha lut mos me bë”.

Vendvotimi në Fushë-Kosovë me numër 0906E/O1D i cili në mbledhjen e kaluar të KQZ-së është vendosur që të shkojë në rinumërim, është bërë shkas që të ketë përplasje.

Dushi
tha se ky vendvotim është dërguar pa të drejtë në rinumërim.

“Është
shumë me rëndësi me ditë qe hetimi përfshin edhe rinumërimin. Ju pa të drejtë,
e keni quar në hetim. Ai i ka plotësuar të gjitha kriteret për tu proceduar si
i rregullt. Duke bërë kalkulime të votave të kandidatëve provojmë me dramatizuar
një situatë për një vendvotim i cili del se i plotëson kriteret. Kërkoj nga ky
institucion që të shmanget nga çështjet politike”.

Me
pas ka reaguar Kurteshi i cili tha se ka pas vjedhje industriale në këtë
vendvotim nga PDK-ja e LDK-ja.

“Këtu ka pas përpjekje për vjedhje industriale, këtu PDK-ja dhe LDK-ja. Në një vendvotim në Fushë-Kosovë, në Harilaq komisionarët e PDK-së dhe LDK-së kanë filluar me i vulos fletëvotimet e përdorura, dmth me vjedhë, me i vulos pa qenë njerëzit dhe kur iu është tërhequr vërejta, i kanë shqyer. Kemi përpjekje për vjedhje, nuk do të ngjajë më kjo”.

“Ka marrë njerëz policia, ka arrestuar njerëz për shkak të shkeljes së kodit të zgjedhjeve, qe është vepër penale. KQZ-ja e sekretariati s’kanë të drejtë t’i tejkalojnë ato. Këtu kemi një vepër penale dhe deri te kryhet hetimi penal nuk mund të vazhdojë puna në një vendnumërim. Z.kryeshef çka të flisni mos e tërhiqni të vërtetën pa e pru incizimin dhe procesverbalin. Nuk i besojmë sekretariatit dhe KQZ-së sepse ka bërë shkelje të renda më 14 shkurt”.

“Për 10 vite është vendosur këtu se kush do i fitojë zgjedhjet, por kjo paradigmë është thyer, tash vendoset në vendvotime”.

Alim
Rama, përfaqësues i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ ka thënë se ky vendvotim është
dëmtuar aq shumë sa nuk duhet të kalojë.

“Pres
një hetim të Prokurorit. Mendoj që këtu ka ndodhë diçka shumë e madhe sesa që e
kemi në raportin e sekretariatit. Pse është hapur kutia pa vendim të KQZ-së. Në
mbledhjen e fundit kemi kërkuar hetim. Ky vendvotim është aq i dëmtuar sa që
nuk duhet te kalojë”, ka thënë ai.

Fillimisht kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, rekomandoi që vendvotimi të procedohet si i rregull me rritje të nivel të tolerancës në 22 dhe rezultatet e këtij vendvotimi të përfshihen në rezultatet përfundimtare.

Policia
në ditën e zgjedhjeve kishte konfiskuar 22 fletëvotime të dëmtuara nga ky
vendvotim.

“Sekretariati
ka bërë hetim dhe pastaj rinumërim. E këtij vendvotimin. Ekipi i hetimit në
Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ka analizuar fletëvotimet. Së pari ka
shikuar vlefshmërinë e tyre, a i takojnë atij vendvotimi”.

“Nga vlerësimi vërtetohet se fletëvotimet janë te vulosura, mbajnë numrat serik të atij vendvotimi. Nuk është cenuar integriteti i fletëvotimeve. 22 fletëvotime gjatë dirës janë dëmtuar dhe janë futur në zarfin 1. Numri i fletëvotimeve të hedhura në kuti është i njëjtë me numrin e nënshkrimeve”.

You may also like