Serie A: Nesër hidhet shorti, rregullat që duhet të dini për sezonin e ri

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Serie A ka bërë publike disa nga rregullat që do të ndiqen për sezonin e ardhshëm të Serie A 2022-2023 i cili pritet të startojë më fundjavën e 13-14 gushtit dhe do të përfundojë më 4 qershor.

Në komunikatën që vetë Lega Serie A publikoi, ndeshjet e fazës së parë të do të kenë një rend të ndryshëm me atë të fazës së dytë, një metodë e ndjekur edhe vitin e kaluar.

Gjithashtu do të ketë një alternim të ndeshjeve në shtëpi dhe në sfidat jashtë për këto çifte:

EMPOLI-FIORENTINA

INTER-MILANI

JUVENTUS-TORINO

LAZIO-ROMA

NAPOLI-SALERNITANA

Ndeshja e kthimit nuk mund të luhet pa kaluar fillimisht tetë javë.

Asnjë ndeshje ndërmjet Milanit, Interit, Napolit, Juventusit, Lazios, Romës dhe Fiorentinës nuk mund të planifikohet në ndeshjet e mesjavës;

Nuk do të ketë derbi në ndeshjet e mesjavës dhe në javën e parë

Klubet pjesëmarrëse në Champions League (Milan, Inter, Napoli dhe Juventus) nuk mund të përballen kundër klubeve pjesëmarrëse në Europa League (Lazio dhe Roma) dhe klubet pjesëmarrëse në Conference League (Fiorentina) në ditët kur janë planifikuar dy javë radhazi nga UEFA për kompeticionet e veta.

Për sa i përket shortit ai do të hidhet ditën e nesërme në orën 12:00. /oversport.tv

You may also like