Serie A në Oversport: O sot o kurrë për Interin, Fiorentina e Atalanta luajnë për Europën

by admin
Spread the love

Do të rikuperihen sot tre sfida të prapambetura në Serie A ku epiqendra është Bologna-Inter në orën 20:15. Megjithatë, përpara se të luhet në Bolonjë, ditën e sotme do ta nisë sfida Fiorentina-Udinese.

Ekipi i Italianos është i dënuar për fitore nëse do të qëndrojë në “vallen” për një vend në Europë. Gjithashtu të dyja ekipet luajnë futboll të bukur dhe garantohet spektakël.

Udinese sakaq vjen nga një barazim me Bolognan, ndërsa Fiorentina u mposht në ndeshjen e fundit nga mbijetesa.

Formacionet e mundshme

Fiorentina (4-3-3): Terracciano; Odriozola, Milenkovic, Igor, Biraghi; Ikoné, Amrabat, Duncan; Gonzalez, Piatek, Saponara

Udinese (3-5-2): Silvestri; Becao, Marì, Zeegelaar; Molina, Samardzic, Walace, Makengo, Udogie; Deulofeu, Pussetto

Në orën 20:15 rikuperohet edhe Atalanta-Torino. Në rast se fiton Atalana shkon në një pikë më pak se Roma dhe futet fuqishëm në luftën për një vend në Europë.

Megjithatë, rezultatet e brishta në muajt e fundit mund të rikthehen për Atalantën. Përballë ka Torinon që është një ekip shumë i fortë dhe mund të bëjë surpriza, njësoj si me Interin apo Milanin.

Formacionet e mundshme

Atalanta (3-4-2-1): Musso; Scalvini, Demiral, Djimsiti; Hateboer, De Roon, Freuler, Zappacosta; Koopmeiners, Muriel; Zapata

Torino (3-4-2-1): Berisha; Zima, Bremer, Buongiorno; Aina, Lukic, Mandragora, Vojvoda; Seck, Brekalo; Pellegri

Dhe po në orën 20:15 do të luhet edhe ndeshja më e rëndësishme në ditën e sotme, Bologna-Inter. Për zilaltrit është “ose sot ose kurrë’ pasi në rast triumfi mund të marrin kreun e kampionatit.

Ekipi i Inzaghit e kalon Milanin me një pikë dhe pas kësaj sfide do të duket edhe renditja e vërtetë e Serie A.

Asnjë mungesë e rëndësishme për Interin që vjen në këtë ndeshje me të gjitha forcat për mos të bërë keq.

Megjithatë Bologna ka treguar se është “kockë e fortë” dhe në 4 ndeshjet e fundit nuk ka asnjë humbje.

Mos të harrojmë që në dy prej tyre ndali Milanin kryesues dhe Juventusin, i cili arriti të barazonte vetëm në minutat e fundit.

Formacionet e mundshme

Bologna (3-4-2-1): Skorupski; Soumaoro, Medel, Theate; De Silvestri, Svanberg, Schouten, Hickey; Soriano, Barrow; Arnautovic

Inter (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Correa, Lautaro

/oversport.tv

You may also like