Serie A në Oversport: Nuk zhgënjejnë të mëdhenjtë, asnjë barazim në javën e parë

by admin
Spread the love

Është mbyllur java e parë e kampionatit italian, që ka dhuruar shumë emocione dhe spektakël në kanalet Oversport të platformës Tibo.

Nuk kanë zhgënjyer emrat e mëdhenj të Serie A, që kanë fituar takimet respektive. Të shtunën fituan Milani dhe Interi, të dielën Lazio dhe Roma, ndërsa të hënën Napoli dhe Juventusi morën trepikëshin e parë në kampionat.

Pas javës së parë të kampionatit regjistrohen edhe surprizat dhe rekordet e para: sepse nuk u arrit asnjë barazim në 10 takimet e luajtura, diçka që nuk ndodhte prej 51 vjetësh.

Ndërkohë që nuk kishte ndodhur kurrë në histori, që tetë skuadrat që mbyllën sezonin në tetë vendet e para sezonin e kaluar të fitonin të gjitha në ndeshjen hapëse të kampionatit. / Oversport.tv

You may also like