Serie A në Oversport: Milani shans për kreun, Atalanta-Juventus një finale

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Oversport dhe Serie A nuk ndahen, në Shqipëri e Kosovë, dhe sot sjell gjashtë ndeshje të tjera të javës së 25-të të kampionatit më të dashur ndër vite për shqiptarët. Sot mund të ndryshojë edhe kreu i kampionatit.

Barazimi i djeshëm mes Interit dhe Napolit ka karikuar Milanin, që në orën 12:30 do kërkojë të shijojë fitoren në “San Siro”. Përballë ka Sampdorian, që në janar ka ndryshuar fytyrë dhe me Marco Giampaolon do kërkojë të surprizojë kuqezinjtë. Të besuarit e Piolit do bëjnë gjithçka ta shfrytëzojnë hapin fals të Interit dhe të ngjiten në krye për momentin.

Formacionet e mundshme te Milan-Sampdoria

Në orën 15:00 janë në program tre ndeshje të tjera dhe sigurisht për shqiptarët më shumë e tërheq vëmendjen Empoli, që përballet kundër Cagliari, pasi në përbërje ka tre shqiptarët, Bajrami, Ismajli dhe Asllani. Të tre priten të jenë titullarë.

Formacionet e mundshme te Empoli-Cagliari

Dy takimet e tjera që luhen në këtë orë janë Verona-Udinese dhe Genoa-Salernitana, ndërsa në orën 18:00 do kërkojnë të bëjnë kthesën Sassuolo e Roma. Verdhekuqtë janë vënë në presion edhe nga Lazio, që dje mori pikët e plota. Sa i takon Marash Kumbullës, ai pritet ta nisë nga stoli.

Formacionet e mundshme te Sassuolo-Roma

Dueli që pritet me shumë interes është ai i mbrëmjes, 20:45, kur përballen Atalanta e Juventus. Një betejë për vendin e katërt, por me siguri mendojnë edhe për më lart pas barazimit mes Napolit dhe Interit. Për të kuptuar objektivin e Juventusit sonte, mjafton të lexosh që Allegri do të hedhë në fushë Dybala-Morata-Vlahovic. Gjimshiti me shokë do i sfidojnë sonte.

Formacionet e mundshme te Atalanta-Juventus

/ oversport.tv

You may also like