Serie A në Oversport/ Juve-Roma supersfida e ditës, në fushë zbret edhe Milani

by admin
Spread the love

Do të luhen këtë të shtunë edhe katëër ndeshje të tjera në kuadër të javës së tretë të Serie A të cilat do të keni mundësi t’i ndiqni live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo. Në orën 18:30 do të keni mundësi që në ekranin tonë të ndiqni një tjetër supersfidë të kësaj jave, atë midis Juventusit dhe Romës.

Ekipet kërkojnë fitoren, ndërsa kjo është përballja e parë serioze për të dyja skuadrat. Allegri dhe Mourinho kanë përgatitur ekipet të luftojnë deri në fund në mënyrë që të dalin triumfues nga ky takim. Mungesa e Bonuccit, përveç e Di Marias dhe Pogba pritet të peshojë te Juventusi. Roma nga ana tjetër duhet të  bëjë llogaritë pa Ëijnaldum dhe Zaniolo.

Sfida tjetër do të jetë ajo midis Cremoneses dhe Torinos. Cremonese është ende në kërkim të pikëve të para pasi në dy javë ka dy humbje. Nga ana tjetër një fitore do të bënte Torinon të kishte një start mjaft të kënaqshëm nën drejtimin e trajnerit Juric.

Më pas në mbrëmje në orën 20:45 do të jetë radha e kampionëve në fuqi të Milanit të cilët do të presin në shtëpi Bolognan. Ekipi i Stefano Piolit përballet më synimin e vetëm në këtë takim, fitoren. Pritet që në këtë takim për Milanin ta nisë nga minuta e parë blerja e re Charles De Ketelaere.

Po në orën 20:45 do të luhet edhe sfida midis Spezias dhe Sassuolos. Asnjë ekip nuk shihet si pretendent në këtë takim, me të dy teknikët që kanë përgatitur ndeshjet për të fituar. /oversport.tv

You may also like