Serie A në Oversport dhe Tibo/ Java e 14-të luhet në mesjavë, priten duele mjaft interesante

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Futbolli nuk ndalet në Oversport dhe Tibo, as në mesjavë ku do të luhet java e 14-të e Serie A. Akti i 14-të do të luhet në tre ditë dhe do të startojë të martën me tre sfida mjaft interesante.

Kryesuesit e Napolit do të luajnë të martën në orën 15:00 duelin me Empolin, ndërsa në orën 18:30 Spezia do të përballet me Udinesen. Në mbrëmje në orën 20:45 kampionët në fuqi të Milanit do të luajnë në trasfertë përballë Cremoneses.

Ditën e mërkurë do të luhen pesë sfida të tjera. Në orën 18:30 luhen përballjet Lecce-Atalanta dhe Sassuolo-Roma. Ndërkohë në orën 20:45 Interi i Inzaghit do të ndeshet me Bolognan. Në të njëjtin orar do të luhen edhe Fiorentina-Salernitana dhe Torino-Sampdoria.

Java e 14-të do të mbyllet ditën e enjte me dy duelet Verona-Juventus dhe Lazio-Monza. Bardhezinjtë do të ndeshen me Veronën në orën 18:30, ndërsa Lazio dhe Monza do të startojë në orën 20:45. /oversport.tv

You may also like