Serie A në Oversport/ Atalanta-Napoli supersfida e ditës, në fushë edhe Milani

by admin
Spread the love

Pas barazimit të Udineses 1-1 ndaj Lecces ditën e premte, do të luhen sot edhe 4 ndeshje të tjera në kuadër të javës së 13-të të Serie A. Të katërta sfidat keni mundësi t’i ndiqni live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo. Dy ndeshjet e para do të startojnë në orën 15:00 ku do të kemi mundësi të ndjekim edhe dy shqiptarë në fushë.

Empoli do të presë në shtëpi Sassuolon ku Nedim Bajrami dhe Ardjan Ismajli janë projektuar titullarë nga trajneri Zanetti. Të dyja ekipet kërkojnë fitore dhe dueli pritet të jetë mjaft me rritëm edhe falë lojës së bukur që bëjnë ekipet. Po në orën 15:00, Salernitana do të përballet me Cremonesen.

Salernitana vjen nga dy fitore në dy ndeshjet e fundit dhe përballë do të ketë vendin e fundit në tabelën e klasifikimit. Cremonese ende nuk ka arritur fitoren e parë në këtë edicion të Serie A dhe kërkon të surprizojë vendasit.

Në orën 18:00 do të startojë supersfida e kësaj të shtune, ajo midis Atalantës dhe Napolit. Dy vendet e para në tabelën e klasifikimit do të përplasin “brirët” me njëri-tjetrin për të thelluar ose ngushtuar diferencat. Napoli vjen me një mungesë të madhe si Kvaratskhelia, por fitorja është objektivi primar. Objektiv i njëjtë edhe për Atalantën që në rast fitoreje e çon në 2 pikë diferencën me Napolin.

Në mbrëmje do të luhet edhe sfida e fundit e kësaj dite. Kampionët në fuqi të Milanit presin në San Siro, Spezian. Pas fitores bindëse në Champions League dhe kalimi në fazën tjetër, tashmë Milani kërkon të konfirmojë veten në kampionat. Kuqezinjtë në ndeshjen e fundit në Serie A zhgënjyen ndaj Torinos dhe kërkojnë të reagojnë edhe në kampionat, dhe fitorja është një detyrim për Milanin. /oversport.tv

Foto: Lega Serie A, Twitter

You may also like