Serie A “e shqiptarëve” rikthehet më 6 janar

by admin
Spread the love

Oversport garantoi spektakël pafund në vitin 2021, por tani është koha që rrjedha e spektaklit të vazhdojë edhe më shumë. Kështu, surprizat dhe emocionet janë të garantuara edhe në vitin 2022, madje që në datën 6 janar kur rikthehet të luhet edhe Serie A.

Ajo që bie në sy është se kampionati italian do ta nisë direktë me disa supersfida që në javën e 20 të saj. Siparin e ndeshjeve do ta hapin kampionët e dimrit, Interi që do të përballet në transfertë kundër Bolognas.

Ndërkohë, janë dy supersfidat që do të gozhdojnë shikuesit përpara ekranit më shumë se çdo ndeshje tjetër. Oversport do të sjellë drejtpërdrejtë, Milan-Roma dhe Juventus-Napoli.

Sfidë interesante e pretë edhe Atalantën që do të presë në Bergamo Torinon, ndërkohë që Lazio do të gjendet përballë surprizës së këtij sezoni, Empolit. Nga ana tjetër, Fiorentina do të luaj kundër Udineses. Luhen gjithashtu edhe Sampdoria-Cagliari, Spezia-Verona, Sassuolo-Genoa dhe Salernitana-Venezia. /oversport.tv

You may also like