Serialet turke shikohen edhe më shumë në Kosovë, kjo fal Vedatit dhe Arbnorës

by admin
Spread the love

Vlerave dhe shikueshmëria e serialeve turke në Kosovë pritet të rritet edhe më shumë.

Janë dy kosovarë të famshëm që me sukseset e tyre pritet të rikthejnë vëmendjen tek serialet turke, dikur shumë të famshme në Kosovë. Vedat Bajrami me sukses është bërë pjesë e serialit turk, Elif Ana.

Aktori i mirënjohur ka nisur xhirimet në Turqi dhe ky film parashihet të ketë suksese të mëdha.

Suksesin tashmë e ka kapur edhe Arbnora Ademaj. Bukuroshja kosovare po i afrohet xhirimeve të qindra episodeve të “Kirik Hayatlar”.

Krahas shumë aktorëve të njohur në Turqi, ish-Miss Kosova është bërë emër i njohur në kinematografinë turke. Seriali ku luan aktorja kosovare transmetohet në televizionin e famshëm “Canal D”.

Mbetet të shihet nëse dy serialet turke do t’i shohim shpejt edhe në ndonjë televizion kosovar.


You may also like