Sergio Ramos po mendon të largohet nga Sevilla

by admin
Spread the love

Veterani Sergio Ramos ka filluar të eksplorojë tregun e transferimeve për të vlerësuar se cilat opsione ka për ta vazhduar karrierën e tij.

Mbrojtësi 38-vjeçar nënshkroi një kontratë të gjatë me Sevillan verën e kaluar, por e ardhmja e tij është ende e paqartë.

Kontrata aktuale e Ramos është rreth 2 milionë euro në sezon, dukshëm më pak se ofertat që kishte një vit më parë.

Sergio Ramos nuk dëshiron të presë deri në minutën e fundit për të sqaruar të ardhmen e tij sezonin e ardhshëm. Ai është ende në pritje të një vendimi nga klubi i tij aktual përpara se të bëjë lëvizjen e tij të radhës.

Skuadra e Sevillas zë vendin e 14-të në renditjen e La Liga të Spanjës me 31 pikë, po aq sa Mallorca e 15-të.

/GazetaBlic Sport

You may also like