Sergio Ramos “harron” CR7: “Topin e Artë” e fiton Messi, privilegj që e kemi në skuadër

by admin
Spread the love

Sergio Ramos debutoi ditën e djeshme me PSG-në në Ligue 1. Mbrojtësi i famshëm spanjoll luajti të plotë ndeshjen jashtë fushe me St Etienne, të cilën ekipi i Pochettinos e fitoi 1-3.

35-vjeçari ndihet i lumtur për debutimin dhe fitoren e radhës në kampionatin francez, teksa ndalet edhe te Leo Messi në deklaratën e dhënë për ESPN.

Me “pleshtin” ka zhvilluar duele të forta dhe ta paharrueshme kur të dy lojtarët ishin pjesë e Barcelonës dhe Real Madrid në La Liga. Tani janë shokë skuadre te PSG dhe mbrojtësi uron që Messi të fitojë sot “Topin e Artë” për herë të shtatë si askush tjetër.

“Leo është një futbollist unik, është privilegj i madh për ne të kemi në skuadër një lojtar të tillë. Ai ndodhet në formë të shkëlqyer dhe realisht mendoj se është tipi i lojtarit që bën diferencën. Bëj tifo për të në lidhje me ‘Topin e Artë’, pasi unë mbroj gjithmonë shokët e mi të skuadrës”, deklaroi ish-kapiteni i Real Madrid.


Top Channel

You may also like