Sërf mbi dallgën 26.2 metra, gjermani Sebastian Steudtner arrin rekord botëror

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sërfisti gjerman Sebastian Steudtner ka vendosur një rekord botëror Guinness për dallgën më të madhe ku ka bërë sërf.

Rekordi u arrit  nga 37-vjeçari më 29 tetor 2020 në plazhin Praia do Norte në Nazaré, Portugali.

“Ishte një ditë shumë e veçantë për ne, sepse atë ditë, e vërtetuar shkencërisht nga NASA, patëm dallgët më të mëdha ndonjëherë këtu në Nazare. Për mua është rezultat i viteve të kaluara në vizionin tim për performancën dhe mënyrën se si dua të bëj sërf”.

Dallga ishte 26.2 metra, duke i hequr rekordin e mëparshëm brazilianit Rodrigo Koxa, i cili bëri sërf mbi  një valë 24.4 metra më 8 nëntor 2017.

Është hera e pestë që plazhi i Nazare dallohet si skena e dallgëve më të mëdha në botë.

Plazhi Praia do Norte ka karakteristika optimale për sërf për shkak të fenomenit gjeologjik të njohur si “Kanioni i Nazare”, një thyerje 170 km e gjatë dhe 5 km e thellë në shtratin e detit që e shtyn valën nga Oqeani Atlantik drejt bregut.


Top Channel

You may also like