Serbin dhe shqiptarin në Kosovë i bashkon dashuria ndaj kafshëve

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Nën një diell të zbehtë vjeshte, rreth 40 qenë endacalkë të mbijetuar lehin me entuziazëm teksa afrohen Mentor Hoxha, 55 vjeç, themeluesi shqiptar i strehimores dhe Slavisha Stojanoviq, një ish-gardian serb i burgut 57-vjeçar

Këta qenë që presin ushqim dhe ngrohtësi njerëzore janë me fat. Strehimoret e kafshëve janë jashtëzakonisht të rralla në këtë cep të varfër të Europës Juglindore, ku disa vite më parë qentë endacakë u masakruan në rrugë me nxitjen e autoriteteve. Sot, qentë e braktisur janë ende me bollëk, ata ulen në rrethrrotullim ose flenë nëpër kopshte publike.

Për Mentorin, miqësia e tij me Sllavishën është e vetëkuptueshme. “Nuk e kuptoj që na parashtrojnë bëhen pyetje”. Lufta ka përfunduar që më shumë se 20 vjet”, thotë ai për konfliktin vdekjeprurës midis forcave serbe dhe forcave shqiptare pro-pavarësisë, i cili përfundoi vetëm me një fushatë bombardimi të NATO-s në vitin 1999.

“Ne kalojmë shumë mirë”, vazhdon ai në strehën e përbërë nga disa rrethime të mbushura me kamare, të vendosura në fushat e hapura në Graçanicë, një lokalitet me shumicë serbe afër Prishtinës, shkruan gazeta franceze “L`express”. “Ai nuk është nacionalist, as unë. Unë flas serbisht, ai flet shqip. Unë kam miq por nuk kam shok më të mirë se ai”.

Slavisha Stojanoviq, i cili kishte humbur postin e gardianit të burgut pas luftës për shkak se Beogradi i shikonte me përçmim serbët që punonin në institucionet e reja kosovare, nuk pendohet për asnjë sekondë që është punësuar nga Mentori.

“Unë dhe ai ngjajmë me njëri-tjetrin në shpirt, zemër, dashuri për kafshët, gjithçka”, shpjegon ai, transmeton portali Shtegu.

Mentori merrej me gazetari, punoi për një mision të OKB-së dhe për një kompani britanike të minierave përpara se 11 vjet më parë të themelonte “Strehën e Qenve të Prishtinës”.
Operacionet financohen kryesisht nga donacionet, kostot veterinare rëndojnë shumë mbi burimet e pakta të OJQ-së, ndërmjet kujdesit, vaksinimit dhe sterilizimit. Qiraja mujore e truallit eshte 200 euro.

Si në shumë vende të Ballkanit, përhapja e qenve endacakë paraqet probleme të mëdha, për shkak të rrezikut të sulmeve ndaj njerëzve, veçanërisht në dimër kur ushqimi është i pakët.
Pas luftës, autoritetet lokale u ofruan gjuetarëve një shpërblim për çdo qen të qëlluar në rrugë dhe ulërimat e tyre mbollën frikë nëpër shtëpi.

Përballë protestave kombëtare dhe ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe yllin francez Brigitte Bardot, praktika ishte braktisur.

Në vitin 2017, pas sulmeve të qenve ndaj tre fëmijëve, Qeveria kosovare lëshoi ​​1,3 milionë euro për një program për sterilizimin e dhjetëra mijëra kafshëve. Por rreth 10 000 qenë endacakë mbeten të patrajtuar.

“Projekti ynë ka ndikuar shumë në situatën, ndërgjegjësimin dhe qëndrimin e shoqërisë ndaj qenve të braktisur, në radhë të parë rëndësinë e sterilizimit”, thotë Mentori. “Njerëzit nuk e dinin fare se mund të sterilizoheshin”.

Hana Noka, 31, regjisore dhe aktiviste për të drejtat e kafshëve, është duke filmuar një dokumentar për qentë endacakë të Kosovës që “jetojnë në kushte të tmerrshme”. “Meqenëse ata nuk mund të tregojnë historinë e tyre, unë do ta tregoj. Të flasësh për këtë temë të dhimbshme është e rëndësishme sepse ajo çon në ndërgjegjësim dhe ndërgjegjësimi çon në ndryshim”.

Në Graçanicë, strehimorja u jep përparësi këlyshëve dhe kafshëve të lënduara për shkak të mungesës së kapaciteteve të mjaftueshme. Por me kalimin e kohës, janë ndihmuar më shumë se 1 000 qenë.

Disa prej tyre duhej të dilnin sërish në rrugë pasi të vaksinoheshin dhe sterilizoheshin, por çdo vit birësohen rreth 80 qenë, kryesisht në Europën Perëndimore.

Paulina, një qenushe e vockël me një pallto të zezë dhe të zbehtë e marrë nga rruga, është një nga ato me fat. Pasdite një familje franceze do ta marrë atë.

You may also like