Serbia, partner i ngushtë i NATO-s! – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, vlerësoi se Aleanca Veriatlantike është partner afatgjatë dhe i ngushtë me Serbinë, duke thënë se partneriteti bazohet në dialog politik dhe bashkëpunim praktik, me respekt të plotë të politikës shtetërore të Serbisë për neutralitet ushtarak.

“Dialogu ynë politik manifestohet në mënyra të ndryshme. Ai përfshin kontaktet e mia me presidentin Aleksandar Vuçiç dhe liderë të tjerë politikë dhe ndërveprime të rregullta me kolegët e mi serbë, të cilët përfshijnë Zëvendës Asistentin tim për Çështjet Politike dhe Politikën e Sigurisë dhe Shefin e Zyrës Ndërlidhëse Ushtarake të NATO-s në Beograd. Ai përfshin edhe marrëdhëniet e vendosura në mes të komandantit të KFOR-it dhe shefit të shtabit të përgjithshëm serb”, ka thënë Stoltenberg për Vijesti të Podgoricës, transmeton Tanjug. Ai thotë se marrëdhënie të tilla mundësojnë një frymë konstruktive dhe respekt të ndërsjellë “që duhet të vazhdojë”.

KFOR, i gatshëm për të ndërhyrë

Kur është fjala për Kosovën, Stoltenberg tha se “së fundi ka folur me lidershipin politik në Prishtinë dhe Beograd për tensionet në veri të Kosovës”.

“Të gjitha palët duhet të qëndrojnë të qetë, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Në përputhje me mandatin e tij në OKB, misioni i KFOR-it monitoron nga afër situatën dhe është i gatshëm të ndërhyjë nëse kërcënohet stabiliteti”, tha ai.

Stoltenberg tha se NATO do të vazhdojë të mbështesë plotësisht dialogun, me ndërmjetësimin e BE-së.

Duke folur për ndikimin rus në Ballkan, Stoltenberg thotë se Rusia po bën të kundërtën e asaj që kërkon NATO.

“Ne i bëjmë thirrje Rusisë që të luajë një rol konstruktiv në Ballkanin Perëndimor, por ne e kemi parë rregullisht Rusinë duke bërë pikërisht të kundërtën. NATO respekton plotësisht të drejtën sovrane të vendeve për të zgjedhur marrëveshjet e tyre politike dhe të sigurisë. Ky është parimi bazë i sigurisë evropiane. Një parim që Rusia gjithashtu është zotuar ta respektojë si pjesë e Marrëveshjes së Helsinkit”. /tesheshi.com/

 

 

You may also like