Serbia në zgjedhje të parakohshme të dielën – Shqip

by admin
Spread the love

Partia e Vuçiq, sërish favorite

Në Serbi zhvillohen të dielën zgjedhjet e parakohshme parlamentare që janë të 7-at në pak më shumë se një dekadë.

Presidenti Aleksandër Vuçiq vendosi mbajtjen e tyre një vit e gjysmë pas atyre të Prillit të 2022-shit, veçanërisht pas 2 sulmeve masive të armatosura të Majit ku humbën jetën 9 persona shumica fëmijë të një shkolle 8-vjeçare, por edhe prej situatës në Kosovë.

Sondazhet më të fundit tregojnë rënie të lehtë të mbështetjes për Partinë Progresive serbe të Vuçiçit, i cili megjithatë, sëbashku me socialistët e ministrit të jashtëm Ivica Daçiq pritet të formojnë sërish një koalicion qeverisës.

Analistët thonë se Vuçiq zgjodhi të ribëjë zgjedhjet parlamentare, për të testuar mbështetjen e opinionit publik, pas kritikave të ashpra për mungesë sigurie në vend që qeveria e tij mori nga sulmet masive me armë, por edhe pas zhvillimeve në Kosovë që kanë vështirësuar pozitën e Serbisë në tryezën e negocimit.

Tv Klan

You may also like