Ish-kryeministri i Shqipërisë Pandeli Majko, ka folur për sulmin terrorist në Banjskë që ndodhi më 24 shtator 2023, ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku. Ai tha se ky “sulm ishte tentativë serioze për të krijuar një Donbas serb në Kosovë”, raporton Shqip.
“Aktualisht politika zyrtare serbe po e përdorë Kosovën për të nxitur unitetin kombëtar, por kjo ka nxitur edhe ekstremizëm nacionalist në rritje”, tha ai.
Majko theksoi se pushtimi rus i Ukrainës ka pasur pasoja në Ballkan, duke ndikuar në politikën, ekonominë dhe sigurinë e rajonit.
“Lufta ka nxitur ndjenja nacionaliste në rajon duke rritur tensionet mes grupeve etnike dhe duke ndikuar në stabilitetin politik”.
“Pushtimi rus i Ukrainës ka pasur pasoja në Ballkan, duke ndikuar në shumë gjëra. Duke nxitur tension edhe mes grupeve etnike”.
Këto deklarime, ish shefi i qeverisë shqiptare i bëri gjatë konferencës së Institutit Octopus me temën “Ndikimi i agresionit rus në Ukrainë në gjeopolitikën evropiane”.
LEXONI EDHE: