Serbia, as pranim të Kosovës në OKB – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke komentuar takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel, tha se është i gatshëm të diskutojë për udhërrëfyesin(propozimin europian), por se nuk do ta zbatojë anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe as diçka të ngjashme.

“Pardje është biseduar në Bruksel, nuk jemi marrë vesh, kemi biseduar, do të vazhdojmë dhe do të ketë edhe shumë bisedime, asgjë më shumë se kaq”, tha Vuçiç.

Duke folur më tej për përmbajtjen e takimit, Vuçiç vazhdoi:

“Të bëjmë një plan zbatimi, atë udhërrëfyes për të cilin po flasin dhe rreth së cilit ka pasur një draft, por askush nuk është dakord për të dhe po diskutohet. Le të biem dakord për një udhërrëfyes, çfarë është ajo që po zbatojmë. Prandaj, unë nuk do të zbatoj anëtarësimin e Kosovës në OKB, apo diçka të ngjashme dhe këtë e kam përsëritur 50 herë. Prandaj, ne po bëjmë një plan zbatimi dhe për këtë arsye Miroslav Lajçak do të vijë në Beograd dhe Prishtinë”, tha Vuçiç dhe shtoi:

“Jam gati të flas për gjithçka tjetër, dua normalizim, nuk më vjen turp për këtë, por nuk do ta nënshkruaj këtë”.

“Është e rëndësishme që ne të flasim, ndaj në tavolinë nuk është e mundur të vendosësh për lëkurën tënde pa ne. Serbia dëshiron të flasë, por nuk mund të flasim për njohje reciproke, njohje dhe hyrje të Kosovës në OKB”, është publikuar citati i Vuçiçit në faqen e tij zyrtare në Instagram gjatë intervistës.

Pra, nuk kuptohet se çfarë do japë Serbia në këmbim të marrjes së Asocacionit nga Prishtina. /tesheshi.com/

You may also like