Serbët qëllojnë Policinë e Kosovës në veri – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Policia e Kosovës përmes një komunikate ka bërë të ditur se njësitet policore janë sulmuar tri herë me armë zjarri në rrugën që çon në pikën kufitare në Bërnjak. Gjithashtu, sipas policisë, ka pasur sulme edhe në disa lokacione të tjera.

Siç thuhet në deklaratë, njësitet policore u detyruan t’u përgjigjen sulmeve me armë zjarri, duke detyruar “grupet kriminale të tërhiqen dhe të shkojnë në drejtim të panjohur”.

Personat e grupeve të caktuara kriminale të cilët kanë bllokuar disa rrugë në veri të vendit, nga lokacione të ndryshme, në tre raste kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të njësive policore që kanë qenë në detyrë zyrtare në afërsi të digës së liqenit të Ujmanit, në rrugën që çon në Bërnjak. Njësitet policore janë detyruar të përgjigjen me armë zjarri ndaj personave/grupeve kriminale në vetëmbrojtje të nevojshme, të cilët janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu, sipas informacioneve nga patrullat e policisë në terren, janë dëgjuar të shtëna në disa lokacione të ndryshme.

Policia bën me dije se për momentin nuk ka informacion zyrtar për persona të lënduar apo dëme të mundshme. /tesheshi.com/

You may also like