Sensi zbulon arsyen e transferimit te Sampdoria: Ja kush ma mbushi mendjen

by admin
Spread the love

Stefano Sensi u largua nga Interi. Mesfushori italian është huazuar deri në fund të sezonit me Sampdorian, ekip ku do e ketë më të thjeshtë për të përfituar minuta.

Objektivi i tij është rikthimi në kombëtaren italiane, teksa 26-vjeçari deklaroi se ishte vetë trajneri Roberto Mancini ai që e këshilloi të pranonte kalimin tek ekipi xhenovez.

“Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu, Sampdoria është një klub me histori të madhe dhe mezi po pres të debutoj me këtë ekip. Doja shumë të vija këtu për të vënë veten në dispozicion të skuadrës dhe trajnerit, dhe për t’i dhënë vazhdimësi paraqitjeve të mia.

Kam biseduar me Mancinin, ai më foli shumë mirë për Sampdorian, më dha këshilla dhe me shtyu të vija këtu, pasi ishte i bindur që Sampdoria ishte zgjidhja e duhur për mua.

Dy vitet e fundit kanë qenë shumë të vështirë për mua, por tani ndodhem këtu. Golin tim të fundit në Serie A e kam shënuar në ‘Marassi’, shpresoj të shënoj gola të tjerë, por me fanellën e Sampdorias”, deklaroi Sensi.


Top Channel

You may also like