Senatori Peters: Kosova është ndër vendet e para që ngrit dorën për të punuar me SHBA-në

by admin
Spread the love

Senatori amerikan Gary Peters, është deklaruar per medie, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti.

Peters tregoi se në Kosovë ka ardhur për herë të parë në vitin 2010, teksa shtoi se nga vendi që vjen është një komunitet i madh i shqiptarëve.

“Është një kënaqësi që jemi këtu, është hera e dytë që vi në Kosovë, nuk ka qenë rishtazi si e kolegut tim para një viti, un kam qenë këtu rreth vitit 2010. Kam qenë në inaugurimin e autostradës mes Prishtinë dhe Tiranës. Kemi një komunitet të madh shqiptar në pjesën time është ndër më të mëdha në Michigan,. Ata e duan vendlindjen e tyre, kemi shumë biznesmen shumë në SHBA nga Kosova. Është njëri, cili ka investuar me tri-katër biznese”, tha Peters, raporton Klankosova.tv.

Senatori shtoi se nga marrëveshja që është arritur  mes Kosovës dhe Serbisë, zbatimi është një prej çështjeve kryesore që mund ta mundësojë atë

“Më ka thënë që është një vend shumë i lehtë për të bërë biznes dhe është vend mikpritës kjo ka kuptim për shifrat ekonomike, folëm për GDP, dhe për rritjen ekonomike e cila jep shenja të qarta të mira për të ardhmen, Ajo çka po ndodhë me Serbinë, që jemi të inkurajuar nga marrëveshja që është arritur dhe zbatimi është një prej çështjeve kryesore që mund ta mundësojë atë”.

“Edhe sa i përket marrëdhënieve lidhur me shërbimin e Forcave të Armatosura, nuk ka asnjë dyshim se kemi një marrëdhënie të shkëlqyeshme mes SHBA-së dhe Kosovës, çfarëdo incidenti ndërkombëtar apo të tjerë, që ka nevojë që aleatët të bashkohen, vendi i juaj gjithmonë e ngrit dorën dhe jeni ndër të parët për të punuar me Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk është befasi që jeni ndër partnerët kryesorë të ushtrimit fushor “Defender Europe 2023””. /Klankosova.tv.

You may also like