Senatori Murphy: Këtë vit duhet të kryhet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe

by admin
Spread the love

Senatori amerikan Chris Murphy, në një konferencë të mbajtur pas takimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, ka folur rreth zbatimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi.

Murphy tha se këtë vit duhet të përfundojë çështja e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Që të mundësohet drejt normalizmit e cila do të çojë deri tek njohja e ndërsjellë. Më vjen mirë që dëgjuam për planet tuaja për zbatimin e marrëveshjes”, tha ai.

Senatori amerikan theksoi se SHBA-të janë të gatshme ta ndihmojnë Kosovën drejt zbatimit të plotë të marrëveshjes me Serbinë.

Chris Murphy shtoi se Kosova ka një numër të madh të popullsisë në Shtetet e Bashkuara dhe se ka mundësi që të forcohet partneriteti mes dyja vendeve./Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iO

You may also like