Senati i UP-së thërret mbledhje të jashtëzakonshme për profesorin Bejta

by admin
Spread the love

Senati i Universitetit të Prishtinës ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar në lidhje me ‘shkeljet e shkeljet e përsëritura disiplinore, joakademike dhe joetike’ të profesorit Bekim Bejta, ka bërë të ditur Parlamenti Studentor.

Parlamenti Studentor e ka mirëpritur këtë vendim të cilin e ka marrë rektori i UP-së, Qerim Qerimi.

“Parlamenti Studentor mirëpret vendimin e Rektorit Prof. Dr. Qerim Qerimi i cili ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme të Senatit të Universitetit të Prishtinës”.

“Në mbledhjen e cila do të mbahet nesër, do të diskutohet dhe do të merret vendimi lidhur me shkeljet e përsëritura disiplinore, joakademike dhe joetike të Prof. Asoc. Dr. Bekim Bejta, mësimdhënës në Departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze në Fakultetin e Filologjisë”.

“Përfaqësuesit e Parlamentit Studentor, studentët senatorë, do të jenë të zëshëm dhe të vendosur për të kërkuar masa radikale, përfshirë përjashtimin e profesorit në fjalë”.

Ky parlament gjithashtu bëri të ditur se do të mbështesë dy protestat e thirrura për nesër ndaj profesorit në fjalë.

“Në të njëjtën kohë, Parlamenti Studentor si organi më legjitim i përfaqësimit të studentëve, mbështet dy protestat e thirrura për nesër, nga ora 10:00 dhe 12:00, para Fakultetit të Filologjisë dhe para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës”.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

You may also like