Sëmundja detyron Viallin të largohet nga Italia: Shpresoj të jetë përkohësisht

by admin
Spread the love

Gianluca Vialli largohet nga detyra e tij në Kombëtaren italiane. Këtë e ka bërë të ditur vetë ish-sulmuesi i Juventusit, i cili po lufton me kancerin e pankreasit që prej vitit 2017.

“Në fund të bisedimeve të gjata me ekipin tim të mrekullueshëm, kam vendosur të pezulloj punën time. Shpresoj që kjo të jetë vetëm përkohësisht.” – tha fillimisht 58-vjeçari.

“Qëllimi është të përdor të gjitha energjitë për të ndihmuar trupin tim të kapërcejë këtë fazë të sëmundjes. Kjo në mënyrë që të përballem sa më shpejt më aventura të reja. Ju përqafoj!” – përfundoi Gianluca Vialli përmes një mesazhi në faqen zyrtare të FIGC-së. /oversport.tv

Foto: Nazionale Italiana di Calcio, Facebook

You may also like