Semi Jaupaj pas daljes nga “Big Brother Vip” falenderon të gjithë për përkrahjen

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Semi Jaupaj ishte njëra ndër personazhet më të komentuara brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Prime-in e kaluar ajo doli nga shtëpia duke heçur dorë kështu përfundimisht nga çmimi i madh, shkruan “Kosovarja”.

Ndërkaq pasi Semi doli vërshuan me mijëra komente pozitive por edhe negative.

Këngëtarja ishte ajo që bëri të ditur se në valën e komenteve të shumta nga ato negativet dhe pozitivet, këto të fundit ishin ato që mbizutruan më shumë dhe për këtë arsye ajo publikisht falenderoi secilin për përkrahjen.

Nuk gjej fjalet e duhura per te falenderuar secilin prej jush!
Secilin qe me ka mbeshtetur, perkrahur, dashur dhe dashur me pak.
Pasi dola nga shtepia BBV, hasa veshtiresi me nje realitet tjeter dhe u perballa me artikuj, hipoteza e postime te pakendshme.
Por peshorja anonte nga mesazhet e ngrohta, te dashura dhe mbi te gjitha frymezuese.
U ndjeva e lumtur dhe krenare per veten pasi duke kaluar nje sfide te madhe timen arrita modestisht te frymezoj e te ndihmoj shume njerez qe kishin hasur veshtiresi te tilla.
Jam krenare dhe e gezuar per aq sa arrita dhe lumturia e dashamiresia qe kam percjelle tek ju eshte me shume se sa çmimi i madh.” – Ka shkruar ajo përkrahë fotove. /Kosovarja/


You may also like